Aeroplani luftarak rus fluturon 3 metra afër avionit zbulues amerikan

Bota

Aeroplani luftarak rus fluturon 3 metra afër avionit zbulues amerikan

Më: 8 shtator 2016 Në ora: 10:53
Aeroplani luftarak rus

Pentagoni ka thënë sot se një aeroplan luftarak rus ka fluturuar rreth 3 metra afër njërit nga avionët zbulues të saj që operojnë në Detin e Zi.

Zyrtarët amerikanë e kanë përshkruar këtë incident të aeroplanit luftarak rus “SU-27” si të rrezikshëm dhe joprofesional.

Ndërkohë, ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se avioni amerikan po iu afrohej territorit rus dhe se pilotët e “SU-27” kanë respektuar rregullat ndërkombëtare.

Momentalisht, Rusia është duke kryer ushtrime ushtarake në Detin e Zi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat