Turqia zotohet ta vazhdojë ofensivën ushtarake

Bota

Turqia zotohet ta vazhdojë ofensivën ushtarake

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 22:55
ilustrim

Turqia thotë se nuk do ta ndalë ofensivën e vet ushtarake në Sirinë veriore, nëse nuk janë shmangur të gjitha rreziqet.

Turqia e ndërmori ofensivën javën e kaluar, duke vënë në shënjestër ekstremistët e Shtetit Islamik, si edhe luftëtarët kurdë të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, që qeveria turke i konsideron të lidhur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit brenda territorit të saj.

Përleshjet mes turqve dhe kurdëve e kanë ndërlikuar edhe më shumë gjendjen komplekse në Siri, ku qeveria ka marrë mbështetje nga Irani, Rusia dhe ekstremistët Hezbollah me qendër në Liban, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe fuqi të tjera perëndimore kanë mbështetur luftëtarët kryengritës.

Po sot, Irani bëri thirrje për një fund të shpejtë të ofensivës ushtarake të Turqisë në Sirinë veriore, duke thënë se prania e vazhdueshme e forcave turke vetëm do ta shkallëzonte konfliktin.

Ofensiva turke arriti ta nxirrte Shtetin Islamik jashtë qytetit Jarablus para se të vazhdonte përleshjet në jug me kurdët, që nga ana e tyre kishin kontribuar në rimarrjen e kontrollit të Manbijit./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat