Kirgizia e cilëson sulm terrorist shpërthimin në ambasadën kineze

Bota

Kirgizia e cilëson sulm terrorist shpërthimin në ambasadën kineze

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 12:05
Ambasada e Kinës në Bishkek

Qeveria e Kirgizisë e ka cilësuar sulm terrorist, shpërthimin e makinës bombë në ambasadën e Kinës në Bishkek.

Në këtë sulm u vra sulmuesi dhe u plagosën tre punonjës të ambasadës.

Zëvendëskryeministri i Kirgizisë, Zhenish Razakov ka thënë se sulmuesi e ka shpërthyer eksplozivin e tij, pasi me veturën e tij ka hyrë brenda hapësirës së ambasadës.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga shpërthimi janë lënduar tre persona. Në mesin e të vrarëve janë dy kopshtarë të moshës 17 vjeçare dhe një grua.

Shërbimi i sigurimit ka filluar menjëherë hetimet për këtë sulm.

Hetuesit janë duke u munduar të indetifikojnë pronarin e veturës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat