Trupat e viktimave të zjarrit në Moskë dërgohen në Kirgizi

Bota

Trupat e viktimave të zjarrit në Moskë dërgohen në Kirgizi

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 23:46
Flamuri i Kirgizisë në gjysmë shtizë

?Trupat e 14 punëtorëve migrantë nga Kirgizia, që u vranë në zjarrin në Moskë, janë dërguar në Kirgizi.

Dy avionë kanë bartur trupat për në qytetin jugor në Osh dhe në kryeqytetin Kirgiz, Bishkek.

Kirgizia ka shpallur ditë zie për të përkujtuar viktimat e zjarrit që shpërtheu në një depo në Moskë më 27 gusht.

Sot gjithashtu në Kirgizi janë përkujtuar edhe nëntë viktimat e një aksidenti trafiku.

Presidenti kirgiz, Almazbek Atambaev ka thënë se vdekjet “janë humbje e madhe për të gjithë qytetarët”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat