Bashkëpunim Paris-Teheran mbi çështjet e mjedisit

Bota

Bashkëpunim Paris-Teheran mbi çështjet e mjedisit

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 20:32
, Segolene Royal dhe Massoumeh Ebtekar

Ministrja franceze e Mjedisit, Segolene Royal deklaroi sot në Teheran një seri projektesh partneriteti me Iranin që kërkon të ngrohë marrëdhëniet me Perëndimin, më shumë se një vit pas arritjes së një marrëveshje mbi programin e tij bërthamor.

“Shumë çështje u përmendën (…) dhe meqenëse përballemi me të njëjtat probleme në Francë, është një rast i jashtëzakonshëm bashkëpunimi”, tha Royal në kuadër të takimit të saj me zëvendëspresidentin iranian, Massoumeh Ebtekar të ngarkuar për çështjet e mjedisit.

Ministrja franceze po zhvillon një vizitë veçanërisht të fokusuar mbi mjedisin dhe energjitë e rinovueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat