Hapet ura e re mbi Bosfor

Bota

Hapet ura e re mbi Bosfor

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 19:27
Ura e re mbi Bosfor

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan ka hapur sot urën e re nëpërmes Bosforit, njërat më të mëdhatë në botë, e treta që ndan dy kontinentet, Azinë dhe Evropën.

Ky mega projekt ka kushtuar 200 miliardë dollarë ndërsa Erdogani ka deklaruar se shpreson se ajo urë do të gjejë vend në histori.

Ura nëpërmes Bosforit është ndërtuar në stilin e urës së Bruklinit në New York dhe i ka shtyllat më të mëdha se Kulla e Ajfelit.

Ura është e gjatë 1.4 kilometra dhe e gjerë 59 metra, transmeton Reuters.

Ura i ka tetë korsi për vetura dhe dy hekurudha. Ura mban emrin e sulltan Selimit nga shekulli XVI.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat