HRW ngre çështjen e gazetarëve të REL-it në Turkmenistan

Bota

HRW ngre çështjen e gazetarëve të REL-it në Turkmenistan

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 17:47
Human Rights Watch

Grupi për të drejtat e njeriut Human Rights Watch kërkoi nga Qeveria e Gjermanisë që t’i bëjë thirrje presidentit turkmen, Gurbanguly Berdymukhammedov, që t’iu japë fund zhdukjeve të njerëzve dhe të adresojë problemet e tjera serioze me të drejtat e njeriut.

Organizata kërkoi nga kancelarja Angela Merkel që ta ngrejë këtë çështje gjatë vizitës së Berdymukhammedovit në Berlin, më 29 gusht.

Deklarata përmend në mënyrë të veçantë korrespondentin e Radios Evropa e Lirë, Saparmamed Nepeskuliev, i cili është gjykuar dhe burgosur nën akuza false për drogën.

“Qeveria e Turkmenistanit ka detyruar tre gazetarë të tjerë të Radios Evropa e Lirë të ndalojnë punën”, thuhet në deklaratën e Human Rights Watch.

Turkmenistani konsiderohet si njëri nga vendet më shtypëse në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat