Deklarata shokuese e politikanit hungarez: Të varim koka derrash në kufi për të frenuar emigrantët muslimanë

Bota

Deklarata shokuese e politikanit hungarez: Të varim koka derrash në kufi për të frenuar emigrantët muslimanë

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 22:53
György Schöpflin

Një politikan hungarez ka bërë një deklaratë shokuese, në lidhje me emigrantët.

Ai ka thënë se për të ndaluar hyrjen e emigrantëve muslimanë në Hungari, duheshin varur koka derrash në telat me gjemba që rrethojnë kufirin.

Kjo, duke qenë se myslimanët janë kundër ngrënies së mishit të derrave.

Deklarata është bërë nga politikani i djathtë hungarez, György Schöpflin, 76-vjeçar.

Ai e ka bërë këtë deklaratë në rrjetet sociale, por ajo nuk është pritur aspak mirë nga shumica e ndjekësve të tij që e kanë kritikuar ashpër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat