Vdes vëllai i Omranit, djalit sirian fotografia e të cilit tronditi botën

Bota

Vdes vëllai i Omranit, djalit sirian fotografia e të cilit tronditi botën

Më: 20 gusht 2016 Në ora: 21:23
Omran

Vëllai i djalit sirian, fotografia e të cilit ishte shndërruar në simbolin e vuajtjes së civilëve në luftimet në Aleppo, është raportuar i vdekur nga plagët e marra, shkruan Indepedent.

Ali Daqneesh, 10 vjeçar u plagos së bashku me vëllain e tij të vogël Omran dhe pjesën tjetër të familjes, gjatë një sulmi ajror në ndërtesën  ku jetonin ata, natën e së mërkurës, transmeton KosovaPress.

Ai u dërgua në spital me prindërit dhe vëllezërit e motrat e tij, por nuk arriti tu mbijetojë plagëve të marra, thanë aktivistët në Aleppo, duke shtuar se të pranishmit janë mbledhur në një shtëpi të përkohshme të familjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat