Inxhja Kumri e mllefosur

Opinione

Inxhja Kumri e mllefosur

Nga: Haki Bunjaku Më: 17 gusht 2016 Në ora: 23:56
Haki Bunjaku

Për zotin more z.Joe Biden,kupallat nuk po ju shitëm më! Une qyqja pata besue në fjalët rafall të juve,të shokëve të juaj nga Allamani e nga Hinglizi,por ju krejt po lueni (K…çe) me ne.

Ju vetë e keni ngrit Hashim „agën“ aq nalt,se juve po ju hyn në punë se neve as për një gotë ujë jo.

Tu u mashtrue në fjalët e juaja,keshe çka thoni edhe e bëni dhe t`ua shtroi kritikën për tokë Hashimit,Isës plus & e tash mbeta në tela.

Ja për zote më nuk pe ha veresi se tash pe di që ju,të jashtmit,për hesape të juaja na i ngritët rrebelët e kriminelët aq lart.

Ani po flitet kuturu për një Gjykatë Specialle,po mbasi është në dorën tuaj,as prej saj ska gjë. Politizohet e pekmezavet.

Une deshta me ardh pak më afër që të ju ndëgjoi pak më mirë,por më larguan dhe ma morën fotoaparatin.

A bën me na tregue përse përmes emisarit tuaj po i ngritni në pozitë kriminelët?A keni gjë të përbashkët me ta,apo keni vendosur ta mbani Kosovën të nënshtruar?

Kësaj here flisnit për kriminelët që duhet denuar,ndërsa me krerët e tyre ngritnit duart në përshëndetje.

Na e lëshuat një grusht anëza,por une nuk e ha më me kritikue se ju krejt ishi të lidhur si mishi për koci.

Zotëri Biden,ndoshta ka që e njohin hinglizçen e ua përkthejnë këte referim modest.Rrespekt!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat