Njeriu që mposht Usain Bolt

Ndryshe

Njeriu që mposht Usain Bolt

Më: 17 gusht 2016 Në ora: 23:08
Pamje nga video

Usain Bolt konsiderohet njeriu më i shpejtë në botë dhe jo më kot. Xhamajkani e mbrojti këtë titull edhe në lojërat olimpike të Rios. Por është dikush që arrin ta mposhtë atë.

Një i ri sfidon në distancë atletin dhe arrin ta mposhtë dhe që të gjithë këtë e bën pa bërë asnjë hap jashtë shtëpisë....duke zgjidhur lojën e kubit. 

I riu teston veten përballë kampionit olimpik dhe në momentin që gara nis në televizor, nis edhe ai zgjidhjen e kubit dhe pa kaluar Bolt vijën e finishit, kubi është i zgjidhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat