Haxhisalihu: Do ta ndërtojmë një gjenerate të re

Hendboll

Haxhisalihu: Do ta ndërtojmë një gjenerate të re

Nga: Kemajl Goca Më: 17 gusht 2016 Në ora: 19:26
KH Kastrioti

Klubi me renome Kastrioti nga Ferizaj, me kryetarin Faton Haxhisalihun, kanë një objektiv të qartë: T’i qasem punës me hendbolliste të reja dhe të ndërtojnë një ekip për shtigje të gjata. Para dy ditëve filluan përgatitjet për edicionin e ri nën drejtimin e trajneres Vlora Jashari dhe stërviten në palestrën e sportit “Bill Klinton”. Kryetari i klubit tha se kanë një moshë të re e premtuese. “Kemi diku 20 lojtare dhe mosha e tyre sillet 16-22 vjeç. Jemi duke punuar me shumë për gjeneratat e reja dhe besoj se do të ndërtojmë një ekip që do të jemi shembull, pasi që Ferizaj ka traditë të këtij sporti”, tha Haxhisalihu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat