Çështja “CEZ”, pushohen hetimet për ministrin Gjiknuri

Shqipëria

Çështja “CEZ”, pushohen hetimet për ministrin Gjiknuri

Më: 16 gusht 2016 Në ora: 10:34
Ilustrim

Prokuroria ka vendosur pushimin e hetimeve për ministrin e Energjisë, Damian Gjiknuri dhe Avokates së Shtetit, Alma Hiçka. Burime të konfirmuara i thanë gazetës “Panorama” se Kontrolli i Lartë i Shtetit është njoftuar për vendimin e prokurorit të çështjes dhe po bën përgatitjen e ankimit kundër këtij vendimi në Gjykatën e Lartë.

Gjiknuri dhe Hiçka u paditën në Prokurori nga Kontrolli i Lartë i Shtetit me akuzën se me negociatat për zgjidhjen me mirëkuptim të mosmarraveshjeve me kompaninë çeke, CEZ i shkaktuan shtetit shqiptar një dëm prej 479 milionë eurosh.

Thuajse në të njëjtën kohë me pushimin e hetimeve për ministrin Gjiknuri, Prokuroria ka vendosur të mbyllë dosjet edhe për një numër ish-zyrtarësh e ministrash të qeverisë së kaluar. Kështu mësohet se është pushuar çështja ndaj ish-ministrave Ridvan Bode, Gens Ruli, zv/ministrit Florion Mima dhe ish-këshilltares së qeverisë Berisha Suzana Guxholli, të paditur në prokurori nga minsitri Gjiknuri lidhur me vendimet e marra prej tyre në lidhje me privatizimin e CEZ.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat