Ja si këndon Adem Grabovci në dasmën e nipit

Aktuale

Ja si këndon Adem Grabovci në dasmën e nipit

Më: 15 gusht 2016 Në ora: 15:34
Pamje nga videoja

Adem Grabovci e ka përmbyllur në mënyrën më të mirë dasmën e nipit që e kishte mbrëmë në Pejë.

Pasi ka pritë dhe përcjellë mysafirë të shumtë, mes tyre edhe kryeparlamentarin, Kadri Veseli, shefi i GP të PDK-së u është bashkuar sofres së këngëtarëve duke kënduar me ta.

Grabovci ka kënduar këngën e Zhujë Selmanit dhe për një moment ka marrë mikrofonin në dorë duke e vazhduar pjesën e këngës “merrni vesh ju kapetana”. Shefi i Grupit të deputetëve të PDK-së është në qëndër të kritikave pas publikimit të përgjimeve të kryera në vitin 2011, e ku protagonist kryesor është ai.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat