Disa të plagosur në një sulmi terrorist në Turqi

Evropë

Disa të plagosur në një sulmi terrorist në Turqi

Më: 15 gusht 2016 Në ora: 14:35
Foto nga vendi ngjarjes

Disa persona janë plagosur gjatë një sulmi të organizuar nga terroristët e PKK-së në autostradën Diyarbakir – Batman në Turqi, raporton AA.

Sipas kësaj agjencie sulmi është organizuar me autobombë nga terroristët e PKK-së në Komisariatin e Stacionit të Kontrollit të Trafikut Rrugor në Diyarbakir të Turqisë.

Të lënduarit u transportuan nëpër spitalet në qytet përmes ambulancave që u dërguan në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq, policia ka filluar operacion të gjerë për kapjen e terroristëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat