Zgjedhjet në Dibër, KQZ: Sot, afati i fundit për regjistrim

Shqipëria

Zgjedhjet në Dibër, KQZ: Sot, afati i fundit për regjistrim

Më: 15 gusht 2016 Në ora: 14:20

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë regjistruar 19 parti politike për të marrë pjesë në zgjedhjet për kryetar bashkie në Dibër. 

Përmes një njoftimi për shtyp, KQZ ka bërë me dije se, dita e sotme, 15 gusht 2016, është afati i fundit i regjistrimit për të garuar në procesin elektoral të 11 shtatorit. Me këtë rast, KQZ u ka bërë thirrje subjekteve politike të interesuara që të paraqesin: 

1. Kerkësat për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore, afat i cili përfundon  me  orarin zyrtar të punës së KQZ-së.

2. Kërkesat e grupeve nismëtare për paraqitjen e kandidatëve të propozuar nga zgjedhësit. 

Komisioni ka sqaruar se, për dorëzimin e dokumentacionit Komisioni përkatës Zonal për Administrimin e Zgjedhjeve, i cili mban numrin 19, do të punojë edhe pasdite, nga ora 16 deri në 20:00, në përputhje me kuadrin ligjor. 

Po sot, KQZ ka kryer edhe trajnimin e anëtarëve të KZAZ-së numër 19. “Pjesëmarrja ishte e plotë dhe temat e trajtuara qartësuan komisionerët mbi aspektet teorike dhe praktike të kryerjes së procedurave ligjore”, thuhet në një njoftim për shtyp.

Më tej, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka bërë thirrje partive politike që, për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të datës 11 shtator të respektojnë detyrimet ligjore në çdo etapë të procesit, të cilat janë të shkurtuara. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat