Horoskopi, 15 gusht 2016

Life style

Horoskopi, 15 gusht 2016

Më: 15 gusht 2016 Në ora: 07:47
Horoskopi

Dashi

Mungesa e komunikimit mes teje dhe partnerit/es mund të çojë në keqkuptime. Beqarët dhe pse nuk e kanë mendjen te lidhjet nuk do u rezistojnë dot ftesave. Në planin financiar kujdes me shpenzimet.

Demi

Sot ju të dashuruarit do të jeni aq të përqendruar në punën tuaj, saqë nuk do dëgjoni kur të tjerët do flasin për ju. Beqarët nuk duhet të presin nga të tjerët. Financat do jenë të qëndrueshme.

Binjakët

Çiftet do të ndjejnë se njëri nga të dy është ftohur disi. Beqarët do jenë të pavendosur dhe nuk do ndjehen gati për të hedhur hapa më larg se takimet. Financat do varen nga mënyra juaj e menaxhimit.

Gaforrja

Çfarëdo lloj pune që jeni duke bërë shmangni dhe gjeni kohë për marrëdhënien tuaj në çift. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me takime mbresëlënëse. Financat nuk parashikohet të jenë të këqija.

Luani

Ju që jeni në një marrëdhënie duhet të luftoni që të keni më shumë pavarësi. Beqraët do kenë një ditë të mbushur me fat në dashuri dhe do realizojnë plot takime. Financat parashikohen të mira.

Virgjëresha

Sot duhet të përdorni logjikën ju që jeni në një lidhje dashurie. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me takime. Me shpenzimet tregohuni sa më të arsyeshëm.

Peshorja

Sot ju të dashuruarit do jeni jo shumë të papërqendruar. Sigurohuni që partneri/ja ta di këtë gjë. Beqarët do jenë me fat në dashuri. Në planin financiar nuk parashikohet të keni probleme.

Akrepi

Sot do t’ju vijnë disa mendime të çuditshme nga partneri/ja. Flisni me të. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me takime emocionuese. Në planin financiar keni Diellin mbështetës.

Shigjetari

Sot do të merrni disa informacione jo të mira. Beqarët do kenë një ditë rutinë dhe të mërzitshme. Ndërsa financat nuk parashikohen të kenë probleme.

Bricjapi

Do të ndjeni sikur nuk mendoni drejt në lidhje me partnerin/en. Beqarët duhet të jenë të hapur për takime dhe t’i marrin gjërat si t’ju vijnë. Financat janë të mira.

Ujori

Sot mendojini gjërat më mirë, por mos veproni me nxitim sepse mund të shkaktoni konflikte me partnerin/en. Beqarët do fokusohen te aventurat kalimtare. Kujdes me financat.

Peshqit

Shikojini gjërat qetësisht, për të parë se kush është shkaku i konflikteve ku jeni përfshirë me njeriun e zemrës. Beqarët nuk e ndjejnë ende veten gati për ndryshime. Në planin financiar fati do jetë në anën tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat