Bayerni rrëmben Superkupën, Ancelotti e nis me trofe

Futboll

Bayerni rrëmben Superkupën, Ancelotti e nis me trofe

Më: 15 gusht 2016 Në ora: 00:39
Bajerni

Fillon menjëherë me një trofe aventura e Carlo Ancelottit në stolin e Bajernit të Mynihut. Bavarezët e nisin sezonin me triumfin në Superkupën e Gjermanisë,duke mposhtur 2-0 Borusian e Dortmundit , kompeticion ky që Pep Guardiola nuk ja kishte dalë ta fitonte, ndërsa trajneri italian e con menjëherë në Alianz Arena.

Ishte një finale vërtet e vështirë për tu fituar për Bajernin në shtëpinë e Borusias së Dortmundit, me plot 81 359 spektatorë që kishin mbushur me kapacitet të plotë Signal Iduna Park. Anceloti e niste me 4-3-3 me Myler e Ribery nga krahët e Leëandoëskin në qendër m,e 4-2-3-1 përgjigjej Tuchel me Bosurian që ju afrua disa herë golit nmë të 7 Kagaëa gaboi për pak me një goditje nga kufiri i zonës ndërsa në të 8 Aubameynag u ndal në momentin më të bukur nga Martinëz. në të 32 ishte Dembele që dy herë rradhazi ishte pranë golit por një herë Neyer i tha jo nëdërsa në të dytën goditja e tij ishte pak jashtë porte.  Në të 35 rasti ishte për Rmos por dhe në këtë rast Neuer u përgjigj gati. pas një pjesë të parë ku Dortmundi dominoi pa arritur të finalizojë rastet e krijuara, Bajerni goditi në të dytën, në të 58 Leëandoski shërbeu nga e djathta për Muller dhe topi përfundoi te Arturo Vidal që tentoi dy herë rradhazi për të mposhtur Burki.

Bajerni në avantazh me Vidal dhe Tuchel u përpoq tyë ndyrhsonte duke dërguar në fushë Schyrlen e lënë në stol, por Borusia dukej se nuk kishte më forcën e duhur. Në të 79, pas një goditje këndi erdhi dhe goli i 2-0 nga Thomas Myller.

Ishte goli që vulosi ndeshjen, futbolli është i tillë, në kompleks luajti më mirë Borusia por që nuk ja doli të konrketizionte rastet e shumta që krijoi, dhe sigurisht që nuk mjafton Bartra për të zëvendësuar Hummels.  Bajerni fiton në këtë mënyrë Superkupën e Gjermanisë për të pestën herë duke barazuar në këtë kuotë pikërisht Dortmundin, ndërsa Anceloti fiton trefoeun e tij të 17 si trajner, duke bërë menjëherë më mirë se Guardiola që i kishte humbur të tre finalet e fundit rradhazi të Superkupës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat