Samsung gati për Gear S3?

Teknologji

Samsung gati për Gear S3?

Më: 14 gusht 2016 Në ora: 23:43
Gear S3

Me lansimin e Galaxy Note 7 në ngjarjen e Samsung, mund të hamendësohet se çka ka pregatitur kompania për shfaqjen teknologjike IFa 2016 që do të mbahet në Berlin?

Sipas thashethemeve, Samsung do të prezantoj orën e mençur Gear S3 në këtë konferencë. Thashethemet vijnë si pasojë e një fotografie të postuar nga Samsung ku shihet ftesa për IFA 2016 bashkë me dy akrepa të orës. Ky detaj lë të kuptohet se mund të bëhet fjalë për pasardhësin e ri të orës Samsung Gear.

Spekulimet e deritanishme për Gear S3 që janë parë në portalet e ndryshme tekologjike bëjnë të ditur se ora do të ketë dizajn rrethor dhe do të vijë në tre variante.

Dy prej këtyre varianteve do t’i dedikohen përdoruesve më aktivë ndërsa modeli tjetër do të jetë më i ngjashëm me modelet e kaluara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat