Trajneri/presidenti zviceran akuzohet se nuk ka diplomë për trajner: “Do e marr pas një jave në Shqipëri”

Futboll

Trajneri/presidenti zviceran akuzohet se nuk ka diplomë për trajner: “Do e marr pas një jave në Shqipëri”

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 14 gusht 2016 Në ora: 23:39
Christian «Elton» Constantin

Pas fitores së thellë të FC Sion ndaj FC Romont (6:1), presidenti dhe trajneri i Sionit, Christian «Elton» Constantin është shprehur tërësisht i kënaqur me rezultatin dhe ka uruar lojtarët e tij. Por në pyetjen e redaksisë së medias zvicerane blick.ch, për mungesën e diplomës për trajner që është kundër ligjit për të udhëhequr me një klub, ai përgjigjet:

“Me një provim të shpejtë do diplomohem të martën në Shqipëri,” tha Constantin, përcjell botasot.info. Ai shquhet njëherësh për humroin e zi që përdor gjatë intervistave, që kësaj here ia ka kushtuar institucionit më të lartë arsimor shqiptar.

Në maj 2012 në Universitetin Kristal në Tiranë u zbulua një skandal rreth diplomimit të djalit të politikanit italian Umberto Bossi./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat