Mijëra lëndë të pazgjidhura në veri

Aktuale

Mijëra lëndë të pazgjidhura në veri

Më: 14 gusht 2016 Në ora: 22:57
Ilustrim

Mbi 2500 lëndë të natyrës civile dhe më shumë se 1500 të tjera të natyrës penale vazhdojë të mbesin të pazgjidhura në veri të vendit.

Në Gjykatën Themelore në Mitrovicën veriore nuk ka qasje nga 20 shkurti i vitit 2008, përkatësisht që nga shpallja e pavarësisë.

Aktualisht kjo gjykatë është e vendosur në objektin e ish Gjykatës Komunale në Vushtrri, ndërsa në objektin e Gjykatës në veri gjendet EULEX-i.

Shumica e lëndëve të Prokurorisë që kanë mbetur në objektin në veri – janë parashkruar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat