Vdekja e bariut në Vlorë, familjarët kërkojnë zbardhjen e vrasjes

Kronikë e zezë

Vdekja e bariut në Vlorë, familjarët kërkojnë zbardhjen e vrasjes

Më: 14 gusht 2016 Në ora: 20:31
Familja e Endri Kosteja

Pas ekzekutimit të 21-vjeçarit nga Librazhdi, Endri Kosteja me plumb në kokë në fshatin Vranisht të Vlorës, familjarët e tij kërkojnë zbardhjen e së vërtetës.

Ata shprehen për Tv Klan, se ende nuk i kanë të qarta motivet dhe autorët e krimit. Endri Kosteja kishte 10 muaj që punonte si bari së bashku me vëllanë e tij si bari në familjen e Sheref Lelaj, i cili deri në këto momente është i dyshuari kryesor i vrasjes.

Familjarët e viktimës janë shprehur se ai kishte një kohë të gjatë që nuk merrte rrogën dhe këto janë shkaku i vrasjes sipas tyre. Edhe vetë viktima kishte thënë para vrasjes se nuk mund të kthehej në shtëpi pasi pronari i stanit nuk i jepte paratë e rrogës. Blutë e Vlorës kanë vënë në pranga pronarin e stanit, Sheref Lelaj, 74 vjeç nga fshati Mesaplik, ndërsa mbeten në kërkim dy djemtë e tij, 34 dhe 46 vjeç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat