Familjarët e shpëtojnë katërvjeçaren, që u rrëmbye nga një luan

Ndryshe

Familjarët e shpëtojnë katërvjeçaren, që u rrëmbye nga një luan

Më: 14 gusht 2016 Në ora: 18:12
Ilustrim

Në Idaho të Shteteve të Bashkuara, një vajzë ka shpëtuar me lëndime të konsiderueshme, nga ajo që ka mundur të ishte tragjedi fatale.

Kelsi ishte së bashku me nënën, gjyshërit dhe disa të afërm tjerë, duke kampuar në një pjesë periferike të Rexburgut, kur e kanë parë një luan mali që vraponte në afërsi. Por, ata nuk kanë menduar si ai do të vijë sërish.

Në momentin që katërvjeçarja po dilte nga tenda, është kapur nga luani që ka filluar të hyjë në thellësi të pyllit.

Vajza nisi të bërtasë dhe në drejtim të saj kanë vrapuar familjarët e saj. Ata ia dalin të nxjerrin Kelsin nga putrat e kafshës mishngrënëse, që duket se donte ta dërgonte te foleja saj.

Pos gërvishtjeve në tërë trupin nga thonjtë e putrave, luani i malit i ka shkaktuar kafshime të lehta.

Mësohet se shumica i këtyre plagëve, përfshirë edhe ato në fytyrë, do t’i shërohen me kohë dhe nuk do të mbesin shenja.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat