Autobusin e hapur për Majlinda Kelmendin, ja kush e dhuron

Xhudo

Autobusin e hapur për Majlinda Kelmendin, ja kush e dhuron

Më: 14 gusht 2016 Në ora: 16:13
Majlinda Kelmendi

Zv/kryeministri i Maqedonisë Festim Halili ka siguruar sërish autobusin e hapur për Majlinda Kelmendin. Me këtë autobus Majlinda Kelmendi do të ec nga aeroporti deri në Prishtinë e më pastaj do të shkojë edhe në vendlindjes e saj në Pejë.

Zv/kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë Festim Halili gjithashtu këtë autobus e siguroi edhe për kombëtaren shqiptare.

Zv/kryeministri Festim Halili njihet si tifoz i madh i sportit e veçanërisht i  kombëtares shqiptare duke qenë i pranishëm gati në të gjitha ndeshjet që ka zhvilluar kombëtarja si vendase.

Ndryshe Xhudistja Majlinda Kelmendi këtë vit bëri historinë.  Majlinda i solli medaljen e parë të artë Republikës së Kosovës. Ajo në finale ishte si eksploziv kundër italianes, Odette Giuffrida.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat