Amerika superfuqia olimpike

Sporti

Amerika superfuqia olimpike

Më: 14 gusht 2016 Në ora: 15:41
Notarët amerikanë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës arrijnë shifra rekord medaljesh në lojërat Olimpike. Pasi triumfuan në stafetën katër herë 100 metra stil i përzier si për meshkuj ashtu edhe për femra në rio, e çuan në 1001 numrin e medaljeve të arta në historinë e olimpiadës. Në stafetën për meshkuj notarët amerikën, ndër të cilët edhe Michael Phelps e ndalën kohën në 3 minuta, 27 sekonda e 95 të qindat, duke shënuar një rekord të ri olimpik. Për Peshkaqenin nga Baltimore kjo ishte medalja e 23-të e artë në Olimpiadë, e 28-ta në total. Medaljen e argjendtë e fitoi Britania e madhe ndërsa e Bronzta shkoi për Australinë, raporton supersport.al. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk u ndalën as në stafetën 4 herë 100 metra stil i përzier për ferma. Notaret amerikane regjistruan kohën 3 minuta 53 sekonda e 13 të qindat. Pas SHBA u rendit Australia, që fitoi medaljen e argjentë ndërsa në shkallën më të ulët të podiumit u ngjiten notaret daneze. Në garën e 50 metrave stil i lirë për femra triumfoi Pernille Blume e Danimarkës me kohën 24 sekonda e 7 të qindat. Medalja e Argjendtë ishte për Simone Mabuel me vetëm 2 të qindat më shumë, ndërsa medlja e Bronztë i takoi bjelloruses  Aljaksandra Herasimenja me vetëm 4 të qindta më shumë se vendi i parë. Dominim italian në garën e 1500 metrave stil i lirë për meshkuj.  Gregorio Paltrinieri fitoi medaljen e artë me kohën 14 minuta, 34 sekonda e 57 të qindat. Në vendin e dytë për medaljen e argjendtë u rendit amerikanin Connor Jaeger, ndërsa medaljen e Bronztë e fitoi italiani tjetër Gabriele Detti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat