Rrëzohet, ringrihet dhe fiton të artën

Atletika

Rrëzohet, ringrihet dhe fiton të artën

Më: 14 gusht 2016 Në ora: 14:52
Mohamed Farah

Britaniku Mohamed Farah i mbijetoi një rrëzimi të hershëm në pistën e atletikës, duke ia dalë të ringrihej me më tepër forcë për të mbrojtur medaljen e artë në garën e 10 mijë metrave për meshkuj, në Olimpiadën e Rio de Janeiros. Në një paraqitje teknike të denjë për librat e atletikës, sportisti me ngjyrë preu “finish”-in i pari, ndërsa u bë britaniku i parë që fiton 3 tituj olimpikë, ndërkohë që mbetet favorit për garën e 5 mijë metrave fundjavën që vjen. Sportisti i lindur në Somali, por i natyralizuar britanik, Farah u pengua duke u rrëzuar në pistë, por lejoi shumë pak parakalimin e amerikanit Rup, pasi ia doli të rimerrte vendin që i takon, ndërsa mbylli garën në 27 minuta e 5 sekonda. Keniani Pol Tanui doli i dyti, ndërsa etiopiani Tola mori medalje bronzi, raporton TCH.  Në tenisin individual të femrave pati surpriza të mëdha me suksesin e Monika Puig ndaj adoleshentes gjermane Anzhelik Kerber në 3 sete, një rezultat që i jep Porto Rikos medaljen e parë të artë në historinë e një olimpiade. Parashikimet ishin dukshëm në favor të numrit dy në botë, por Puig ia doli të shfrytëzojë avantazhin psikologjik të turmës që thërriste emrin e saj, në suksesin që u mbyll me rrëzimin në tokë, kur 22-vjeçarja puthi tokën.
Italiani Gregorio Paltrinieri mori medaljen e artë në 1.550 metrat e notit në stil të lirë, me një paraqitje të palodhur në ngjarjen më të gjatë në pishina. Teknika e italianit dominoi ndaj Konor Xhegër të SHBA-ve dhe italianit tjetër Gabriele Deti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat