Motori përplas për vdekje këmbësoren, arrestohet drejtuesi

Kronikë e zezë

Motori përplas për vdekje këmbësoren, arrestohet drejtuesi

Më: 14 gusht 2016 Në ora: 14:51
Ilustrim

Një aksident me pasojë vdekjen e një gruaje ka ndodhur sot në fshatin Shtepanjë të Elbasanit.

57-vjeçarja me iniciale B.Xh u përplas nga një motor ndërsa ecte në rrugë.

E plagosura u dërgua menjëherë në spitalin kirurgjik të Elbasanit por si pasojë e plagëve të rënda nuk mundi të mbijetojë, duke ndërruar jetë në spital.

Policia vuri në pranga drejtuesin e motorrit, Ardit Lazja, 31 vjec, banues ne fshatin Cingar të Gramshit.

Materialet i kaluan Prokurorise per veprime te metejshme per vepren penale “Shkelja e Rregullave te Qarkullimit Rrugor”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat