Musaka me patëllxhan, pulë dhe përshutë

Ushqime

Musaka me patëllxhan, pulë dhe përshutë

Më: 14 gusht 2016 Në ora: 10:56
Musaka me patëllxhan, pulë dhe proshutë

Përbërësit:

? 4-5 patëllxhan të mëdhenj
? 2 file pule të plota
? 6-7 kokrra domate të pjekura mirë
? Djathë mozzarella
? Majdanoz
? Kripë, piper
? Hudhër
? Vaj ulliri

Përgatitja:

Pastrojmë domatet nga lëkura dhe i presim në kubikë. Në një tigan me pak vaj ulliri dhe hudhër, vendosim domatet derisa të shkrijnë.

Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe pak spec djegës dhe i lëmë mënjanë.

Presim patëllxhanët në feta dhe i pjekim pak nga të dyja anët.

Fileton e pulës e presim në feta më të holla dhe e marinojmë me kripë e piper.

Nisim shtrimin e tavës: shtojmë në fund të saj pak salcë dhe më pas një shtresë patëllxhanësh.

Vijojmë me një shtresë fileto pule dhe sërish me patëllxhanë.

Hedhim përsëri pak salcë dhe vendosim disa feta proshutë. Në fund vëmë djathin mozzarella të prerë në feta të holla.

E pjekim në furrën e parangrohur për rreth 40 minuta dhe pasi ta heqim, hedhim sipër majdanoz të grirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat