Fier, kapet me kanabis në banesë

Kronikë e zezë

Fier, kapet me kanabis në banesë

Më: 14 gusht 2016 Në ora: 09:55
Kanabis

Një person është arrestuar në flagrancë nga policia e Fierit pasi është kapur me lëndë narkotike. Mësohet se në pranga është vënë 53 vjeçari Bilbil Rexhaj, banues në fshatin Ferras, Fier.

Arrestimi i Rexhaj erdhi pasi në bodrumin e banesës së tij i'u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi bimësh të thara lëndë narkotike të dyshuar kanabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat