Cate Blanchett: “Gratë mund ta ndreqin këtë botë të rrënuar!”

Mediale Vip

Cate Blanchett: “Gratë mund ta ndreqin këtë botë të rrënuar!”

Më: 13 gusht 2016 Në ora: 18:57
Cate Blanchett

Kokëfortë dhe fjalëpak! Vetëm se, kur flet, diva e Hollivudit, më e mira e momentit, të mahnit! Është zgjedhur të jetë narratorja e një filmi dokumentar që do të shfaqet në Venecia sepse, kur bëhet fjalë për ‘luftën’ mes sekseve, nuk i thotë jo asgjëje! “Ne gratë mendojmë përtej skemave. Në një botë që po rrënohet çdo ditë e më shumë, stërmundohemi të rregullojmë edhe ato gjëra që janë shembur”…

Janë të rrallë njerëzit që të bëjnë të ndihesh e nënshtruar, siç të bën të ndihesh Cate Blanchett. Nga ana tjetër, askush nuk ta heq aq lehtë sa ajo ndjesinë e parehatisë, vetëm një sekondë pasi i je ulur pranë. Vjen pa peshë, siç e pret, e mprehtë siç je betuar se do të ishte edhe pse ke lexuar prej saj vetëm disa deklarata por, nga ana tjetër, ke parë dhjetra filmat përmes së cilëve të përcjell vetëm mençuri. Për filmin dokumentar që sapo ka dalë, një zhanër që nuk e ka provuar më parë, ka thënë : “E pranova propozimin sepse është një zhanër i ri për mua dhe isha kurioze ta provoj”.

Cate ka një vajzë të adoptuar por nuk e ndan atë nga djemtë që ka sjellë në jetë vetë. “ Nuk ka asnjë ndryshim nëse fëmija është i birësuar; e dua time bijë njësoj si vëllezërit e saj. Nga ana tjetër, sot nuk duhet të ketë më as ndarje gjinore dhe meshkujt duhet ta shohin këtë si oportunitet. Në të shkuarën mendohej se po t’i jepej fuqi grave do të thonte t’ju hiqej meshkujve dhe se bota e biznesit i përkiste vetëm atyre. Por, hapni sytë; bota sot është e rrënuar. Gratë sot i shohin gjërat jashtë skemave dhe nëse ju japim mundësinë që të drejtojnë bizenset me metoda jo tradicionale, mund të rregullojnë edhe gjërat që janë thyer. Është një mënyrë e mirë për ta parë punën si të barabartë”- sepse për Cate Blanchet, duhen parë gjithnjë anët pozitive në gjithçka. 

Anët negative, Cate duket se nuk i sheh kurrë. “Pasioni për atë që bëj më bën të kapërcej çdo problem. Ato që shumë njerëz mund t’i konsiderojnë pengesa unë i shoh si mundësi. Nuk del ashtu siç e parashikove?! Atëherë do provosh diçka tjetër. Nuk funksionoi?! Do veprosh ndryshe, më pas. Pra, përpiquni t’i shndërroni gjërat e këqija në të mira, do të ndiheni më mirë. Nuk po them që kjo është mantra ime apo këshilla për të gjitha gratë e planetit. Po përpiqem vetëm të bëj një analizë që deri tani mua më ka rezultuar e dobishme sepse më ka nxjerrë nga shumë situate të pakëndshme”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat