iPhone 7 po vjen, ja çfarë dimë deri më tani për të

Mobile

iPhone 7 po vjen, ja çfarë dimë deri më tani për të

Më: 13 gusht 2016 Në ora: 16:37
iPhone 7

E gjitha filloi me raportet se iPhone i ri do të vijë pa portin për kufje.

Më pas shpërthyen plot raporte të tjera të cilat tregonin veçoritë e këtij modeli të ri të Apple dhe mundësitë që do t’i ketë.

Nuk ka dyshim më se iPhone 7 do të duket ndryshe nga iPhone 6S – por jo shumë. Celulari do të jetë pothuajse i njëjtë në madhësi si dy variantet iPhone 6 dhe 6S.

Pas gjithë raportimeve për celularin e ri të Apple, kjo është ajo çfarë ne dimë deri më tani për këtë model të ri:

Audio plotësisht digjital

Me largimin e portit të kufjeve, teknologjia e iPhone do të jetë më e avancuar. Kjo do të thotë se përmes një porti të llojit USB, përdoruesit do të jenë në gjendje që të dëgjojnë muzikë me kualitet më të lartë se më parë.

Madje, me largimin e këtij porti, lirohet më shumë hapësirë për trupin e celularit. Ka shumë gjasë që Apple ta përdorë këtë hapësirë për ta bërë iPhone shumë më të hollë dhe për të shtuar një nxjerrës të dytë të zërit.

Një buton tjetër ‘më pak fizik’

iPhone 7 do të ketë një buton mjaft të ndjeshëm ndaj prekjeve. Butoni, siç ka raportuar Bloomberg, do të jetë më pak fizik dhe do t’iu përgjigjet më mirë prekjeve.

Kamerë me dy palë lente

Apple po dëshiron që seriozisht të konkurrojë me Samsung kur është fjala për kamerë. Për këtë arsye, mbrapa iPhone kompania do të vendosë një kamerë me lente të dyfishta. Kjo do ta bënte çdo fotografi të përsosur dhe imazhet do të kishin një rezolucion më të lartë.

Përmirësimet në specifika

Çdo iPhone përmirësohet në specifika, kështu që iPhone 7 do të ketë një procesor më të fuqishëm se sa paraardhësit e tij dhe do të ketë një hapësirë më të madhe për ruajtjen e të dhënave.

Qëndrueshmëri ndaj ujit

iPhone i ri do të jetë i qëndrueshëm ndaj ujit. Kjo do të thotë se celulari do të jetë në gjendje që ta mbrojë vetën e tij edhe kur fundoset një metër në ujë. iPhone i ri do të prezantohet për publikun për herë të parë në ngjarjen e kësaj vjeshte. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat