Pakistan: Talibanët i kanë liruar anëtarët e ekuipazhit të helikopterit

Azia

Pakistan: Talibanët i kanë liruar anëtarët e ekuipazhit të helikopterit

Më: 13 gusht 2016 Në ora: 16:35
Ilustrim

Zyrtarë të Pakistanit thonë se të gjashtë anëtarët e ekuipazhit të helikopterit të qeverisë së Pakistanit, që ishin zënë pas aterimit me përplasje të helikopterit në pjesën lindore të trazuar të Afganistanit, janë kthyer në Islamabad, pas lirimit të tyre nga talibanët.

Një zyrtar i lartë pakistanez i tha agjencisë AFP se 6 anëtarët, pesë pakistanezë dhe një navigator rus, janë “të sigurt dhe mirë me shëndet”, një ditë pasi ata ishin liruar nga militantët.

Agjencitë e lajmeve fillimisht kishin raportuar se numri i anëtarëve të ekuipazhit në helikopter ishte i përbërë prej 7 vetëve.

Helikopterti i qeverisë së Pakistanit ka ateruar me emergjencë më 4 gusht në provincën afgane Logar, derisa fluturonte për në Rusi, nëpër Uzbekistan, për mirëmbajtje.

Militantët talibanë pastaj e kanë ndezur helikopterin transportues të tipit Mi-17, dhe i kanë rrëmbyer anëtarët e ekuipazhit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat