Edhe një refugjat mbytet në ujërat e lumit Rhein

Bota

Edhe një refugjat mbytet në ujërat e lumit Rhein

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 23:38
Lumi Rhein

Një azilkërkues nga Nigeria, 19 vjeçar është mbytur në lumin Rhein pranë qytetit Bad Säckingen (Gjermani). Ngjarja e rëndë ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje afër kufirit me kantonin zviceran Aargau, shkruan AA, përcjell botasot.info.

Përkundër akcionit të madh të gjetjes së trupit të 19 vjeçarit, ai akoma mbetet i zhdukur. Azilkërkuesi nga Nigeria mund të quhet si i mbytur, ndau për mediat drejtoria e Freiburgut.
Në akcionin e shpëtimit morrën pjesë 50 persona, gjashtë anije dhe një dron. Ky nuk është rasti i parë që një azilkërkues mbytet në lumenjtë e Zvicrës ose Gjermanisë, kryesisht për shkak të mos njohurive mbi motin. Autoritet kanë ndarë për refugjatët një broshurë në disa gjuhë, për njohuritë elementare të notit./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat