Kerry në Kremlin, pritet nga Putin për operacionet ushtarake në Siri

Bota

Kerry në Kremlin, pritet nga Putin për operacionet ushtarake në Siri

Më: 14 korrik 2016 Në ora: 23:09
Kerry dhe Putini

Çështja e zgjidhjes së krizës së Sirisë, ka bërë që sekretari amerikane i shtetit të udhëtoj sot për në Moskë për të biseduar rreth kësaj çështje me presidentin rus, Vladimir Putin.

Takimi në Kremlin pritet që të zhvillohet edhe gjatë natës, ku presidenti rus Valdimir Putin pas pritjes që I bëri sekretarit amerikan, tha se ishte biseda e fundit me presidentin amerikan Barack Obama, ajo që e ka bindur për të zhvilluar bashkëpunim, shkruan RT.

“Biseda jonë e fundit me Presidentin Obama më bindi se ne jo vetëm që jemi duke zhvilluar bashkëpunimin, por po e bëjmë këtë gjë me synimin për të arritur rezultate konkrete”, tha Putin.

Ndërkaq sekretari amerikan i shtetit, John Kerry tha se pret një bashkëpunim real nga Rusia rreth zhvillimeve në Rusi, transemton KosovaPress.

“Vij këtu me shpresën se ne do të mund të arrijmë një progres real, të matshëm dhe të implementueshëm, që do të bëjë edhe diferencën mes ngjarjeve dhe zhvillimeve në Siri”, deklaroi Sekretari amerikan i Shtetit, i cili shtoi në fjalën e tij se “kërkon të zhvillojë një bisedë serioze”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat