Çarje mes koalicionit PDK-LDK, shkaku është Asociacioni

Politika

Çarje mes koalicionit PDK-LDK, shkaku është Asociacioni

Më: 9 korrik 2016 Në ora: 20:54
Isa Mustafa e Kadri Veseli

Ka plasur një sherr midis koalicionit qeverisës të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kjo pasi kryeministri Isa Mustafa e ka caktuar ekipin për hartimin e statutit të Asociacionit të Komunave Serbe pa e informuar fare kreun e PDK-së, Kadri Veselin.

Sipas informacioneve të Klanit grupi është themeluar më katër korrik, dhe për të është në dijeni edhe Presidenti.

Mirëpo, a është ky injorim që i është bërë Veselit, arsyeja pse në seancën e fundit të Kuvendit pati mospajtime brenda koalicionit lidhur me ligjin për investime strategjike?

Klan Kosova ka kontaktuar bashkëpunëtorët e tre liderëve por asnjëri nga ta nuk ka mohuar e as pohuar këtë informatë, por vetëm e kanë bartur përgjegjësinë e përgjigjes tek njëri tjetri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat