Ngatërresa me rezultatet e maturantëve, AKP: Ja ç'duhet të bëni

Shqipëria

Ngatërresa me rezultatet e maturantëve, AKP: Ja ç'duhet të bëni

Më: 9 korrik 2016 Në ora: 15:35
Ilustrim

Një ditë mbas publikimit të rezultateve përfundimtare të provimeve të lëndëve me zgjedhje për Maturën Shtetërore 2016, maturantët janë shprehur se kanë pasur ngatërresa të lëndëve të përzgjedhura dhe barkodeve.

Kështu gjatë kërkimit të rezultateve të provimeve ka rezultuar që barkodi i nxënësve të përkonte me një ose dy lëndë me zgjedhje që nuk kanë qenë në preferencat apo zgjedhjet e tyre.

Në një prononcim për “Shekulli Online”, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Provimeve, Rezana Vrapi deklaroi se nuk është në dijeni të ndonjë shqetësimi nga maturantët. Ajo sqaroi se çdo maturant që ka ankesa për ngatërrimin e barkodeve dhe provimit të lëndëve me zgjedhje, duhet të drejtohet pranë gjimnazit ku ka kryer provimin, të bëjë një ankesë dhe më pas ky institucion do ta përcjellë ankesën në AKP.

“Probleme të tilla janë zgjidhur gjithmonë. Rezultatet e provimeve të lëndëve me zgjedhje janë nxjerrë në një kohë rekord. Janë 80 mijë maturantë kështu që edhe një ngatërrim i mundshëm i barkodit të ndonjërit prej tyre është i mundshëm. Por nuk ka asnjë problem, pasi të tilla çështje janë të zgjidhshme”, u shpreh zonja Vrapi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat