Detyra gjatë pushimeve, a janë të dobishme apo jo?!

Life style

Detyra gjatë pushimeve, a janë të dobishme apo jo?!

Më: 9 korrik 2016 Në ora: 11:48
Ilustrim

Debati për detyrat e shtëpisë gjatë pushimeve për fëmijë është kthyer në debatet më të nxehta mes prindërve, mësuesve dhe fëmijëve.

Disa shkolla mendojnë se detyrat e shtëpisë gjatë pushimeve janë shumë të nevojshme për të ushtruar trurin. Disa të tjerë, në fakt e cilësojnë si një pengesë ndaj pushimeve për fëmijët dhe të rinjtë. Edhe mes mësuesve ka kundërshti.

Por, të tjerë mendojnë se gjetja e një vije të mesme duke i dhënë fëmijëve më pak detyra, është zgjidhja. Po çfarë të bësh kur ke detyra shtëpie?

Mos e shtyni fëmijën për detyra- Mund të duket e çuditshme, por tashmë prindërit mund edhe t’i pyesin fëmijët e tyre për të mos bërë detyrat nëse fëmijët ndjehen të ngarkuar psikologjikisht.

Pushim i qetë - Një zgjidhje inteligjente është që të lejoni fëmijët tuaj për të pushuar në mënyrë të vërtetë, pas shkollës. Mendoni se fjalia ”koha për të bërë detyrat” nuk është një ide e mire. Më mirë të prisni që ditët të jenë më “bosh”.

Gjeni momentin e duhur- Gjatë pushimeve mund të jetë një moment ideal për të gjetur kohën e duhur për detyra. Për shembull, pas buke përpara se të shkoni në plazh, ose nëse je në qytet, në mëngjes herë në tarracë ose ballkon. Moment i duhur mund të jetë edhe pas dushit në mbrëmje. Ajo që ka rëndësi është që bëhet fjalë për një kohë të shpejtë leximi në kontekstin e pushimeve.

Bukuria e të lexuarit - Janë të shumtë mësuesit që vënë theksin tek bukuria e të lexuarit gjatë pushimeve. Duke nisur nga librat klasikë, të aventurave dhe bashkëkohore. Leximi për fëmijët dhe rinjtë, mund edhe të jetë jo i dëshirueshëm nga ana e tyre, por prindërit mund të japin një shembull të mirë. Nëse nena ose babai shfletojnë libra gjatë pushimeve edhe për fëmijët do të kthehet në një zakon për të bërë të njëjtën gjë. Leximi do të thotë përtej të gjithave edhe të jesh i lirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat