Kapen 4 të kërkuar në pikat kufitare

Kronikë e zezë

Kapen 4 të kërkuar në pikat kufitare

Më: 7 korrik 2016 Në ora: 11:45
Ilustrim

Në 24 orët e fundit agjentët e policisë kufitare në pikat e Muriqanit, Morinës, Kakavijës dhe Hanit të Hotit kanë kryer arrestimin e 4 personave të shpallur në kërkim, dy prej të cilëve në nivel ndërkombëtar.

Kështu, sipas një njoftimi për shtyp, në pikën e Muriqanit është vënë në pranga shtetasi serb Nenad Jevtiç, i dënuar në vendin e tij me 3 vjet e 3 muaj burg për korrupsion dhe mashtrim.

Ndërkohë, në Morinë është ndaluar shtetasi kosovar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Viton Oliveri, i dënuar nga Gjykata e Kukësit me 2 vjet burg për mbajtje dhe shit-blerje të armëve të ftohta.

Në Kakavijë është vënë në pranga 30-vjeçari Elton Myrtaj, nga Saranda, i dënuar nga gjykata e këtij qarku me 6 muaj burg për vjedhje.

Arrestimi i fundit është verifikuar në Hanin e Hotit, ku agjentët kanë arrestuar shtetasin Luis Likaj, nga fshati Vrakë në Malësinë e Madhe, i kërkuar për trafik të mjeteve motorike.

Në të katërta rastet, strukturat e policisë kufitare kanë nisur bashkëpunimin me prokuroritë e qarqeve përkatëse për procedimin e të arrestuarve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat