Shaqir Tetaj

Perkujtime

Shaqir Tetaj

Më: 7 korrik 2016 Në ora: 01:00
(27.02.1972 - 02.07.2011)

Sot u bënë 5 vite pa Ty Babai jonë

Vështirë qenka të shkruajmë përkujtimin për Ty.
5 vite me dhembje,lot e pikëllim.

Ishe një bashkëshort,Baba i mrekullueshëm , madje edhe fjalët janë të pakta të përshkruajnë Ty.
Humbja jote hapi një plagë të madhe në zemrat tona,që koha nuk e shëron dot.

Në rrethin familjarë u shua një dritë dhe na la përgjithmonë në errësirë.

Po kalojnë ditët,muajt dhe vitet , ne ende nuk pajtohemi me vdekjen tënde aq papritmas.

Jeta pa Ty nuk ka kuptim,dhembja nuk ka kufi,lotët nuk kanë fuqi të shprehin mallin për Ty.

Ishim me fat që të patëm,por mbesim të pikëlluar përgjithmonë që të humbëm.

Me mallë të pashuar të përkujtojnë: Bashkëshortja Hata,vajzat Vendona dhe Marigona nga Wien - Austri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat