Dënohet Messi

Futboll

Dënohet Messi

Më: 6 korrik 2016 Në ora: 17:42
Messi

Futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi, anëtar i Barcelonës dhe i Argjentinës, është dënuar me 21 muaj burg nga një gjykatë në Barcelonë, pasi është shpallur fajtor për evazion fiskal. Megjithatë tifozët e Barcelonës mund të qëndrojnë të qetë sepse dënimi prej 21 muajsh nuk parashikon hyrjen në burg të 29-vjeçarit dhe babait të tij, kjo sepse ligji spanjoll e thotë qartazi se për dënime më ulëta se 24 muaj, personat përgjegjës nuk futen në burg dhe dënimi mund të shlyhet me një gjobë të majme. Gjatë muajit qershor Messi dhe i ati u gjykuan për mashtrim fiskal pasi gjatë viteve të fundit 2007, 2008 dhe 2009 nuk i kanë paguar taksat shtetit spanjoll. Mashtrimi fiskal kap shifrën e 4.1 milionë eurove, shifër e lartë kjo, por jo për një futbollist si Lionel Messi që vetëm nga kontrata e tij me Barcelonën përfiton rreth 20 milionë euro në sezon. Fillimisht akuza kërkoi 22 muaj e 15 ditë burg për të dy, ndërsa pala mbrojtëse bëri propozimin që të dënohej me vetëm 1 vit gjysmë i ati i futbollistit i cili ishte shkaktari kryesori i evazionit fiskal ndaj shtetit spanjoll. Gjithsesi në fund gjykata e Barcelonës vendosi ti dënojë me 21 muaj burg si Leon ashtu edhe Jorge Messin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat