Federer në çerekfinale, sfidohet nga kroati

Tenis

Federer në çerekfinale, sfidohet nga kroati

Nga: Kemajl Goca Më: 4 korrik 2016 Në ora: 17:08
Roger Federer

Tenisti i mirënjohur zviceran, Roger Federer, avancon tutje në turneun prestigjioz Wimbledon. Ai ishte më i mirë se amerikani Steve Johnson, duke triumfuar me rezultat bindës 3:0 (6:2, 6:3, 7:5). Amerikani vetëm në setin e fundit ka treguar lojë më të mirë dhe e djersiti paksa zvicerani, por jo edhe në dy sete e para. Federer tani do të sfidohet nga kroati Marin Çiliç i cili eliminoi japonezin Kei Nishikori. Takimi mes Çiliç dhe Nishikori nuk e priti përfundimin, pasi në setin e parë ngadhënjeu kroati me 6:1, ndërsa i dyti u ndërpre kur rezultati qe 5:1 në favor të kroatit. Japonezi nuk e vazhdoi takimin, pasi që paksa ishte i lënduar dhe u largua nga fusha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat