Sërish, Edi Rama!

Opinione

Sërish, Edi Rama!

Nga: Beqir SINA Më: 4 korrik 2016 Në ora: 14:32
Beqir SINA

"Se, sa her kur flet Edi Rama, për të fshehur skandalet dhe gafat e tij, ai është bërë si Ali Kimiku i Sadamit, që sa më shumë afroheshin forcat amerikane, aq më fort deklaronte se ushtria amerikane po thyhej”, duke shkaktuar të qeshura tek gazetarët në atë kohë.

PARAMUS NJ; Sërish Edi Rama! Kësaj here ai po “replikonë” në distancë, pra me “të shtëna” nga larg, si me shkrimet e disa gazetarëve, por edhe me gjykimin e Departamenti Amerikan e Drejtësisë - lidhur me skandalin e 80 mijë dollarë - e cila thuhet se po merret me gjykimin e kësaj çështje :” Ngaqë ajo është bërë nga një transfertë bankare prej nga një burim i huaj, për financimin e fushatës së Presidenti Obama më 2012”.

Çka është shkelje e ligjit dhe denohet në SHBA.

Mirëpo, sërish kur emri i Kryeminitrit Rama, përfshihet në skandale të tilla, dhe mundohet të “mbulojë Diellin me shoshë” me dekleratën e tij e fundit, mbi këtë skandal, ka edhe një krahasim të përgjashëm me të :”Se, sa her kur flet Edi Rama, për të fshehur skandalet dhe gafat e tij, ai është bërë si Ali Kimiku i Sadamit, që sa më shumë afroheshin forcat amerikane, aq më fort deklaronte se ushtria amerikane po thyhej”, duke shkaktuar të qeshura tek gazetarët në atë kohë.

Mirëpo, zoti Edi Rama, më parë se të bëjë deklerata të tilla, që duken shumë naive, para faktit : “që është ai apo jo personi numër 2 që ka dhënë ato 80 mijë, dollarë amerikan, pra se të justifikojë fotografinë me Obamën, më 5 tetor 2012,. Sepse, ai duhet të lexonte më përpara se çfarë thotë gjykimi i Gjykatës Amerikane në Paramus New Jersey, bile edhe më parë se të kërkonte në deklaratën e tij, kreut të PD-së të votojë reformën në drejtësi.

Drjetësia e SHBA, e cila është një nga më të vjetrat dhe më të përsosurat në botë, dihet se kur shkelen ligjet - ajo nuk pyet, nuk kursen as në ndonjë rast, qoftë ky në se preket edhe Presidenti apo senatori e kongresmeni, në SHBA, dhe nuk është aq naivë sa t’u besojë dekleratave të tilla, qoftë ,edhe ndonjë si kjo Kryeministrit Rama, pa e “sitisur’ mirë.........!?

Vetëm një gjë dihet ajo, që thotë se po merret me një çështje, të cilën e ka në gjykim, mbi atë që drejtësia amerikane, ka në dorë prova se çfarë është e vërtetë, për një çështje( case) që ka rezultuar mbi një hetim, "donacionin e fushatës së Presidentit Obama, siç rasti me 80 mijë dollarë të shtetasit Bilal Shehu," i cili vetë ka deklaruar në gjyqë, në Pramus - NJ, se ato para i ka marrë nga një person e huaj ( i cili supuzohet nga media se është Edi Rama ). Të cilat janë marrë në kundërshtim me ligjet amerikane, dhe me 5 Tetor 2016 personi i akuzuar merr dënimin ose pafajsinë !!! .

Por media amerikane që nuk gabon kollaj shkruan se Shqiptaro-amerikani Bilal Shehu, është sot nën akuzë dhe rrezikon burgim 5 vjet, dhe një gjobë të majme( 250 mijë dollar) për shumën e 80 mijë dollarë, që ai ka përdorur për të blerë dy bileta të një darke mbledhjeje fondesh për Barack Obamën në zgjedhjet e vitit 2012.

Gjatë asaj darke, ishte kryetari i Partisë socialiste në opozitë në atë kohë, Edi Rama, i cili pati për herë të parë një takim të shkurtër me presidentin Obama, takim që u fotografua, dhe po vetë Edi Rama, e ka komuntuar 5 muaj më pas në Shqipëri ( Top Story - Top Channel), si një takim privat.

Ndërkohë, që është vet Shehu, që e pranoi fajësinë, javën e kalur në Gjykatën Federale në New Jersey, duke deklaruar se ai mori një transfertë bankare prej 80 mijë dollarë nga një burim i huaj (personi numer 2), për financimin e fushatës së Obamës.

Megjithëse, akuza nuk e përmend identitetin e financuesit të huaj (pra numer 2 )të këtij operacioni të paligjshëm në SHBA, por, është axhensia prestigjoze e lajmeve Reuters, e cila ka zbuluar emrin e Edi Ramës(2) dhe kështu, shtetasi Bilal Shehu rrezikon të dënohet me 5 vite burg dhe 250 mijë dollarë gjobë, ndërkohë, që vendimi do të jepet më 5 Tetor.

Mbas kësaj në këtë çështje(case) u përfshi edhe Stafi i Obamës, shkruan shtypi amerikan, por qe nuk është vënë nën akuzë për këtë ngjarje, pasi sipas prokuroëve, ai ka qënë bashkëpunues në tërësi me hetimin, dhe duket se nuk ka pasur dijeni për origjinën e parave. Ngaqë, në SHBA nuk lejohet që shtetas të huaj të bëjnë donacione në fushatat elektorale të këtij vendi, për shkak të dëmeve që mund të sjellin para të tilla për demokracinë.

Ndërkohë, vetë Edi Rama, dhe Stafi i tij, duket se nuk është aspak bashkëpunues në tërësi me hetimin se ka pasur dijeni për origjinën e parave, dhe për të fshehur skandalin e tij me fotografinë. Sërish, ai është bërë si Ali Kimiku, i Sadamit, që sa më shumë afroheshin forcat amerikane, aq më fort deklaronte se ushtria amerikane po thyhej”, duke shkaktuar të qeshura te gazetarët.

Aq sa Drejtoria e Informacionit e Kryeministrit Rama, i ka cilësuar shkrimet e botuara në mediat prestigjioze ndërkombëtare, si një manipulim mediatik. Por, harrojnë dhe mendojnë se kështu po ia “hedhin”, këtyre Amerikanëve.

Në Shqipëri, kur isha unë i thonin me një kohë se “Qeveria e kap lepurin me Qerre”, por, ja që këtu në Amerikë, e mësova se sa e vërtet është kjo!

Marrëveshja mbi pranimin e fajësisë, nga ana e shtetsait Bila Shehu, ishte rastësisht në të njëjtën ditë, kur u arrit që dy grupe federale monitoruese të zgjedhjeve në SHBA, parashtruan ankesë Komisionit Federal Zgjedhor, duke e akuzuar fushatën e Donald Trump, tani për nxitjen e Kontributeve nga zyrtarët politikë të jashtme në Islandë, Skoci, Britani dhe Australi, përmes internetit.

Pra, mund të thuhet këtu në SHBA, nuk mund të luhet me drejtësi me dy standarte!
Dje, u bë me dije se Kandidatja presidenciale në Shtetet e Bashkuara, Hillary Clinton, është intervistuar nga agjencia FBI, lidhur me përdorimin e saj të postës elektronike private, në kohën kur ishte Sekretare Amerikane e Shtetit.

Dhe, kur FBI dhe drejtësia Amerikane, thërret Kandidaten presidenciale në Shtetet e Bashkuara, Hillary Clinton, për t’a intervistuar nga FBI, dhe heton kandidatin tjeteter Donald Trump per te njejten gje, athere çfarë është me këtë rastë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, apo kushdo qoftë, kur Departamenti i Drejtësisë në SHBA, dje sqaronte procesin e hetimit ndaj shqiptaro-amerikanit Bilal Shehu.

Dhe, me këtë rast kur akuzohet, drejtpërsëdrejti një Kryeministër i një vendi tjetër, për këto 80 mijë dollarë për një foto. Atëhere Edi Rama, duhet të i japë sqarime Drejtësisë Amerikane, nëse ai “ka gisht në këtë transferim 80 mije dollarësh në mënyrë të paligjshme, apo është ashtu si thotë ai vetëse kjo është një akuzë politike, e cila ka për qëllim ta diskretitojë atë".

Nëse, Edi Rama nuk flet, drejtëpërsëdrejti për çështjen "80 mijë" të mos merret me “batutat” e tij qesharake, dhe të rendomta e të mërzitshme, sepse, ai duhet ta dijë se nuk ka ndonjë çudi që ai të thirret në SHBA, në cilësinë e deshmitarit. Me këtë rast “dyshimi kthehet në fakt". Dhe, fakti dënohet. Dënimi nuk është aspak politik…por për të treguar e dënuar një të vërtetë……..! që ka ndodhur me 5 tetor 2012, në San Francisko - SHBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat