Lagerback: Mund t’u shkaktojmë shumë probleme Francës

Futboll

Lagerback: Mund t’u shkaktojmë shumë probleme Francës

Më: 3 korrik 2016 Në ora: 12:42
Lars Lagerback

Surpriza e këtij europiani, kombëtarja e Islandës, është gati të dhurojë sot (21.00)) një tjetër mrekulli edhe pse ishullorët janë të vetëdijshëm se përballë tyre do të jetë Franca, e zonja e shtëpisë dhe favorite për titull. Por trajneri Lars Lagerback karikon të tijtë duke shpresuar te fitorja. “Franca është favorite, por ata nuk janë përbindsha. E rëndësishme është të zbresim në fushë të vetëdijshëm se mund t’i mposhtim. Nëse luajmë mirë, mund t’u shkaktojmë shumë probleme”, shprehet trajneri i kombëtares islandeze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat