Shefi i Katedrës së Gjeodezisë: Kryeministër ky demarkacion është përcaktuar gabimisht, ja faktet

Aktuale

Shefi i Katedrës së Gjeodezisë: Kryeministër ky demarkacion është përcaktuar gabimisht, ja faktet

Më: 2 korrik 2016 Në ora: 22:22
Foto Bota sot

Problemet rreth demarkacionit të kufirit me Malin e Zi kanë nxitur reagime të shumta nga ekspert të gjeodezisë e kadastrit, komuniteti i juristëve, gjeografë, të cilët mendojnë qe ky variant i demarkacionit është përcaktuar gabimisht.

Profesori i Gjeodezisë, njëherit shef i kësaj katedre në Universitetin e Prishtinës Perparim Ameti i ka shkruar letër publike Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, duke dhënë një varg argumentesh se ky proces përmban gabime të shumta.

Ameti ka shkruar se të paktën 34 qytetar kanë humbur pronat e tyre në linjën e re të demarkacionit ,dhe kjo është e dëshmuar me dokumentacionin teknik. Pra me këtë marrëveshje ka humbje të pronave të qytetarëve të Kosovës.

Ky është postimi i plotë i reagimit të Parim Ametit:

Leter publike per Kryeministrin e Kosoves, Z. Isa Mustafa

I nderuar Z. Kryeministër

Duke u nderlidhur me postimin e juaj ne Facebook per ceshtjen e demarkacionit, ju informoje qe te pakten 34 qytetare te Kosovës kane humbur pronat me linjën e re te demarkacionit, këtë e dëshmon dokumentacioni teknik, gjegjësisht procesverbali i procesit te demarkacionit qe është i publikuar ne rrjetin qeveritar te Malit te zi. Pra edhe me këtë marrëveshje ka humbje te pronave te qytetareve te Kosovës. Ju gjithashtu potenconi se kush e zotëron këtë hapësirë, nëse e lexoni dokumentacionin teknik te demarkacionit ju mund te gjeni hartën e planeve menaxhuese pyjore te regjionit te Pejës te vitit 1997 te administruar nga “Srbijasume”, ku qarte shihet se këtë pjese ne territorin e Zhlebit e ka zoteru dhe menaxhu Kosova/Serbia. Unë do shtroja pyetjen:

Me gjeni nje parcele kadastrale te qytetareve te Malit te zi ne territorin qe tani ka mbetur ne anen e Malit te zi? Ne Dokumnetacion kjo nuk mund te gjendet.

Ne nuk jemi kundërshtarë te demarkacionit, ne jemi nje komunitet unik prej gjeodeteve, gjeografëve dhe juristeve te drejtës ndërkombëtare qe mendojmë qe ky proces nuk eshte ne rregull, argumentet jane te panumërta. Ju nuk do te duheshit te na trajtoni si kundërshtarë te këtij procesi sepse kjo ndikon tek ju te bindeni edhe për versionin tone. Une besoje shume qe ju deshironi nje zgjidhje te drejte te kësaj ceshtje, gjithashtu besoj qe edhe komisioni shtetëror është munduar te beje me te miren. Defektin me te madhe e shoh te mungesa e nje mekanizmi qeveritar per vlerësimin (Internal check) e raporteve qe ju vijne brenda qeverise. Une me poshte do te ju prezantoj 25 komente per kete proces dhe besoj qe do te ju shtyejne te mendoni per kete ceshtje qe nuk duhet personalizuar nga askush.

1. Nuk ekziston një marrëveshje me shkrim ne mes të palëve për përcaktimin e kritereve dhe dokumentacionit burimor i cili do te përdorej për përcaktimin e kufirit në mes të dy vendeve, Kosovës dhe Malit të Zi. Kjo marrëveshje quhet marrëveshje e delimitacionit, në të cilën definohet kufiri dhe metodologjia për caktimin e tij më pastaj. Zakonisht sipas praktikës ndërkombëtare, si kritere të tilla kanë shërbyer parimi “ekitesë” (“drejtësi me ndershmëri”) brenda një kornize juridike të paracaktuar (si psh. kushtetuta e fundit nacionale në një vend dhe tekstet tjera juridiko – kushteuese të nivelit lokal), kontrolli efektiv, topografia e terrenit, demografia, etnografia, kadastri etj.

2. Kë to janë parime e rregulla standarde të cilave duhet t’iu përmbahet çdo zyrtar qeveritar. Kjo nënkupton qe kur kemi te bëjmë me marrëveshje në mes dy shteteve, atëherë parimet dhe rregullat e të drejtës ndërkombëtare përcaktojnë parimet dhe standardet e përcaktimit të kufijve që nga fillimi deri në fund.

3. Në rastin konkret, fare nuk është dakorduar kuadri ligjor, përveç që janë përdorur në mënyrë jo konkrete fjalët si “Kushtetuta e vitit 1974”, “Plani Ahtisari”, etj., në ndërkohë që kadastri ka qenë baza e vetme e caktimit të kufirit te përdorur nga komisioni për demarkacion. Marrëveshja për Demarkacion e lidhur në gusht të vitit 2015, e cila synon të procedohet në Kuvend për ratifikim, potencon formalisht se kriteret gjeografike, topografike, interesat lokal dhe të ngjashme, do të merren parasysh. Në fakt, asnjë kriter përpos kadastrit te Kosoves (jo edhe ate te Malit te zi) nuk është marrë parasysh.

4. Marrëveshja për Demarkacion ka prodhuar ne te njëjtën kohe edhe delimitimin, kurse teksti i saj në tërësi ë është prodhuar si rezultat i punës në teren të komisioneve për demarkacion dhe jo të kritereve bazë nga e drejta ndërkombëtare.

5. Nuk ka pasur asnjë përpjekje serioze nga pala jonë që të dakordohen në parim me malazezët para se të nisë puna e Komisionit shtetëror për Demarkacion se cili do te jetë dokumentacioni burimor (cili dokumentacion, cila hartë, cfare përpjese, nga kush e prodhuar dhe viti i botimit etj., etj.) dhe cila infrastrukturë juridiko-kushtetuese do të shërbej si bazë referimi. Qe ne fillim te procesit për caktimin e kufijve, palët e involvuara, duhej te mënjanonin çdo problem ose dilemë lidhur me njohjen e legjitimitetit të dokumentacionit dhe infrastrukturës juridiko-kushtetuese që do të përdoret për delimitim dhe demarkacion. Vetëm kriteret e definuara saktë mundësojnë zgjidhje te besueshme dhe te pranuar.

6. Komisioni shtetëror për Demarkacion ka filluar negociatat me palën malazeze pa i definuar mirë e saktë se cilat do të jenë burimet e dokumentacionit dhe të infrastrukturës juridiko – kushtetuese, të cilat do te përdoren për demarkacion si dhe kriteret e ndarjes shtetërore.

7. Kjo ka pasur për pasojë që palës malazeze iu janë pranuar gjendjet topografike dhe kadastrale të kohës së banovinave, edhe parim themelor është thënë që do të jetë Kushtetuta e vitit 1974 dhe gjendja juridiko-kushtetuese dhe kadastrale sipas kësaj Kushtetute.

8. Nga procesverbali i Qeverisë së Malit të Zi (Takimi i mbajtur 25-26 Mars, 2013) qartë shihet se pala kosovare ka pranuar që pala Malazeze te realizoj aero-incizimin e terrenit pas fillimit të bisedave për demarkacion si dhe gjatë zhvillimit të tyre, gjë që është krejtësisht e papranueshme. Me këtë rast pala Malazeze qartëson qe 34 pronareve nga Kosova u mbetet prona brenda Malit te zi.

9. Pranimi i një qasje të tillë nga pala kosovare ka bërë që dokumentacioni kadastral i përdorur me këtë rast, si bazë dhe kriter i vetëm dhe ekskluziv (por vetëm sa i përket palës kosovare) dhe si dokumentacion burimor, nuk është adekuat per rastin.

10. Territori ne fjale ne mes te RKS dhe MZ nuk përmban parcela kadastrale dhe si rrjedhoje edhe kriteri kadastral nuk është i mundur, arsyet janë:

a. zona e gjerë në mes të Kosovë s dhe Malit të Zi nuk është e mbuluar nga të dhënat kadastrale (ka zona në Kosovë dhe në Mal të Zi të cilat nuk përmbajnë të dhënat kadastrale as sot e kësaj dite);
b. dokumentet kadastrale mund te përdoren për qëllime sqarimi, në rast se ekziston një sistem unik kadastral në të dy vendet; Edhe e drejta ndërkombëtare njeh titujt e pronësisë ne territoret jashtë shtetit.
c. kufijtë kadastral janë të bazuar në ngastrat kadastrale dhe si të tilla janë shumë të mprehta dhe janë të papërshtatshme për kufi shtetëror;
d. dokumentacioni kadastral është i dobishem vetëm për delimitimin brenda një vendi, në mes të komunave apo fshatrave ku ekziston nje sistem unik; dhe, së fundi,
e. nuk ka përputhje te hartave nga dy anët ne mënyrë qe si rezultat i përputhjes te caktohet kufiri.

11. Gjatë procesit të përkufizimit te vijës kufitare në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikë s së Malit të Zi), në takimin e datë s 7 nëntor 2012 dy komisionet janë pajtuar që pala malazeze do ta përgatiste draftin e vijës kufitare mes dy vendeve. Me kë të rast , Mali i Zi imponon një draft-vijë kufitare pa marrëveshje mbi kriteret dhe dokumentacionin burimor.
Komisioni shtetëror i Kosovës me këtë rast, panevojshëm ia lë shoi rolin e partnerit te barabarte Malit të Zi, duke i lënë iniciativën palës malazeze deri në fund të punë s pa asnjë sygjerim, koment apo intervenim profesional. Ky veprim i Komisionit Shtetëror të Kosovës bie ndesh me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

12. Përkundër te kësaj përparësie për të imponuar zgjidhjen, Mali i Zi nuk ka ofruar prova dhe dokumentacion të besueshëm në zonën e pretenduar (nuk ka ofruar parcela kadastrale me koordinata dhe te percjellura me certifikata origjinale te pronësisë).

13. Kjo shpjegon rrethanën faktike se përse Mali i Zi e ka bazuar vijën e vet kufitare duke marrë parasysh kufirin e jashtëm të dokumentacionit kadastral të Kosovës, pra jo duke marrë për bazë dokumentacioni e tyre. Kjo ka pasur për pasojë faktin tjetër që nuk ekziston një përputhje e hartave kadastrale nga dy anët e kufirit. Kjo është dokumentuar me rastin e definimit te vijës përfundimtare ne harta topografike e jo ne ato kadastrale qe thuhet se janë përdorur për ndarje (Shih harten ne aneks. Ne rast se kadastri eshte perdor per ndarjen e vijës, perse nuk është përdor harta kadastrale ne dokumentin përfundimtar.

14. Mos ekzistimi i perputhshmerise së hartave nga njëra ane dhe tjetra nuk konsiderohet ndarje kufitare. Këtë fakt, Komisioni shtetëror, për arsye te panjohura e ka cilësuar si një “terra nullius” (toka të askujt). Mbi bazën e kësaj, komisioni shtetëror ka pranuar tezën malazeze se nuk duhet të ketë “terra nullius” dhe, meqë kadastri kosovar nuk i përmban disa parcela, atëherë ato duhet automatikisht të gjenden dhe ti takojnë palës malazeze (Pala Malazeze ne shpejtësi ka realizuar aero-incizimin ne mënyrë qe te paraqes një gjendje tjetër kadastrale).

15. Raporti i Komisionit shtetëror për Demarkacionin përshkruan procesin vetëm në më pak se dy faqe. Shumica e dokumentacionit dhe hartave nuk janë relevante për temën. Si i tillë ky raport nuk plotëson kriteret minimale të raportimit në mënyrë që përfaqësuesit e shtetit të jenë në gjendje nënshkrimin e Marrëveshjes së Demarkacionit. Ky raport gjithashtu nuk është i kuptueshëm për vendimmarrësit dhe zyrtaret e shtetit.

16. Shembull i dokumenteve irelevante ne këtë raport janë të dhënat e pronareve te disa parcelave në rajonin e Pejës, zonë e cila asnjë herë nuk qenë kurrë e pretenduar nga ana e Malit të Zi. Këto të dhëna si të tilla nuk janë të rëndësishme ne dokumentin tekniko-ligjor te demarkacionit.

17. Në Raport të Komisionit Shtetëror janë paraqitur hartat topografike pa vijën kufitare midis Republikë s së Kosovë s dhe Republikë s së malit të Zi, dhe si të tilla nuk janë të rëndësishme. Cfare rëndësie kane hartat ku nuk ka vije kufitare? Hartat duhej përdoren vetëm aty kur kjo vijë ekziston.

18. Komisioni Shtetror i Kosovë s për arsye të panjohura nuk ka ofruar hartat topografike me vijë kufitare të vizatuar. Ka qindra harta që tregojnë vijën kufitare në mes të RKS-MNE nga burimet e ish Jugosllavisë, NATO-s, US State Department , etj.

19. Ne fakt, Komisioni Shtetëror ka pasur mandat vetëm te bej shënimin e këtij kufiri e jo te delimitoj kufi te ri. Delimitimi në bazë të kadastrit është fakultativ dhe jo i detyrueshëm sic eshte prezantuar nga komisioni, hierarkia e kufirit shtetëror është me e larte se sa kadastri dhe jo anasjelltas.

20. Në Raport të Komisionit është paraqitur një skice në shkallën 1:10 000 të vizatuar me dore të lire dhe jo te qarte për burimin e saj apo te dhënat tjera informative qe do ta bënin dokumentin kredibil për përdorim. Këto skica nuk janë të besueshme në kuptimin e bërë, autoritetit botues, vitit te botimit dhe shkallës. Si e tillë , ajo skicë nuk mund të konsiderohet si hartë kadastrale. Kjo dëshmon qe Mali i Zi nuk ka ofruar dokumentacion te besueshëm kadastral për këtë pjese te pretenduar.

21. Raporti i Komisionit përmban disa informacione pronësore nga qytetarët të Malit të Zi, prona e te cilëve nuk është dokumentuar ne aspektin hapësinor se ku gjinden ato. Pra, Raporti përmban dokumente qe nuk mund te lokalizohen ne aspektin hapësinor. Këto dokumente nuk përmbajnë as informacionin bazë në lidhje me autoritetin lëshues, nënshkrimi, vula etj . Si të tilla nuk mund te konsiderohen dokumente te besueshme me karakter ligjor, sado që prona garantohet pa marre parasysh ne cilin shtet gjendet ajo.

22. Elaborati për arsye të panjohura përmban dokumente jo të besueshme nga ana e Malit te Zi, por nuk përmban dokumentacion kredibil, të cilat janë të besueshme dhe të bëra nga “Vojno Geografski Institut” (VGI) (harta të ndryshme topografike, hartat pyjore etj .).

23. Si i tille, ky dokumentacion është i kontestueshëm ne aspektin ligjor dhe kushtetues. Gjithashtu, komuniteti i eksperteve është unik në vlerësimin e këtij dokumentacioni si jokredibil. Të gjitha hartat nga shtetet tjera , si SHBA, Britani e Madhe, etj., për burim i kanë hartat e “VGI” dhe ato janë më të sakta. Kjo është gjë krejt normale në shkencën e hartografisë, pra hartat burimore janë më të saktat.

24. Nga tërë kjo del përfundimi se qasja, përkatësisht metodologjia e gabuar të cilën e ka ndjekur Komisioni shtetëror për Demarkacion ka prodhuar këto fakte dhe rrethana që janë sot.

25. Qasja, përkatësisht metodologjia tjetër e cila përbën standardin aktual në të drejtën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, ku krahas kadastrit merren si të barabarta edhe faktet, provat dhe mjetet tjera , paraqet të vetmen rrugë për të prodhuar një rezultat tjetër që është i drejtë dhe i sakte. Parimi i ekitësë (equity), efektivitetit, konfiguracionit të terrenit, interesit ekonomik, struktura etnografike e regjionit, të gjitha këto dhe faktorët tjerë qe nuk guxojnë të anashkalohen në asnjë rast gjate definimit dhe shënimit të një kufiri shtetëror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat