Çka mund të pritet nga samiti i NATO-s?

Bota

Çka mund të pritet nga samiti i NATO-s?

Më: 2 korrik 2016 Në ora: 16:24
Flamujt e sheteve anëtare të NATO-s

Në samitin e vitit 2014 në Uels, NATO-ja ishte në një gjendje emergjente. Tash ajo përgatitet për një konflikt eventual të gjatë dhe të tensionuar.

Para dy vjetësh, aleanca veri-atlantike ishte rifokusuar në misionin bazik të saj për mbrojtjen e anëtarëve të vet. Tash në mënyrë metodike i vendos pjesët në vendin e vet për ta ndalur dhe zmbrapsur Rusinë revanshiste.

Herën e fundit, shefat e shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të NATO-s, ishin tubuar në Njuport të Uelsit, në shtator të vitit 2014, pasi vetëm disa muaj më parë, ishte aneksuar Krimeja e Ukrainës dhe pasi kishte filluar konflikti në pjesën lindore të Ukrainës, ndërsa qëndrimi agresiv i Rusisë kundër perëndimit posa kishte filluar.

Nëse samiti i NATO-s në Uells ishte për një përgjigje të menjëhershme ndaj krizës, samiti i aleancës gjatë javës së ardhshme në Varshavë, do të jetë për ndërtimin e një arkitekture stabile dhe energjike të sigurisë, për gjendje afatgjatë të tensioneve në raportet me Rusinë.

Zyrtarët thonë se vendimet e samitit të NATO-s në kryeqytetin Varshavë të Polonisë, më 8 dhe 9 korrik, do të reflektojnë për dekadat e ardhshme.

Samiti po mbahet edhe nën hijen e votimit për dalje të Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Zmbrapsja e Rusisë dhe risigurimi i shteteve në linjën e parë të frontit, që kufizohen me Rusinë, kuptohet, do të jetë temë dominuese e samitit të Varshavës.

“Liderët transatlantikë duhet të konfrontohen me realitetin e luhatur: paqja, siguria dhe stabiliteti demokratik i Evropës më nuk mund të merren si të garantuara”, kanë shkruar aktualisht në raportin e tyre për Këshillin Atlantik, ish-ambasadori amerikan në NATO, Nicholas Burns, dhe ish-komandanti i NATO-s, James Jones.

Para dy vjetësh në Uells, NATO-ja pati vendosur të krijojë kapacitete të reja ushtarake në Estoni, Letoni, Lituani, Poloni dhe Rumani, dhe e formoi një forcë të re të përgjigjes së shpejtë, e cila brenda dy ditësh mund t’u ndihmoj vendeve anëtare të rrezikuara.

Në Varshavë, aleanca pritet që më tutje ta riforcojë krahun e vet lindor me katër batalione luftarake me nga afro një mijë ushtarë, në katër vende: Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni.

Shtetet e Bashkuara , Britania dhe Gjermania, janë pajtuar ta komandojnë secila nga një batalion, ndërsa për komandën e batalionit të katërt ende po diskutohet.

Megjithatë, zyrtarë të NATO-s thonë se Kanadaja gjithnjë e më tepër shihet si kandidati më serioz për këtë pozitë.

Shtetet e Bashkuar, po ashtu, janë pajtuar ta vendosin një brigadë me 3,500 ushtarë amerikanë, që do të punonte në rajonin baltik dhe në Bullgari e Rumani, ku po zgjerohet baza kryesore për shfrytëzim nga Shtetet e Bashkuara, si qendër trajnuese.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në muajin qershor ka thënë se aleanca do ta shqyrtoj ofertën e Rumanisë për vendosjen dhe komandimin e një brigade shumëkombëshe, e përbërë me 3,000 – 5,000 ushtarë, që do t’i koordinonte stërvitjet dhe do të kishte rol për zmbrapsje.

“Këto nuk janë formacione për luftë”, tha Marc Galeotti, nga Instituti për Marrëdhënie Ndërkombëtare me seli në Pragë të Çekisë.

Rrjedhimisht, shtrohet pyetja se çka do të ndodhte sikur zmbrapsja të dështonte?

Për shkak të gjeografisë së pjesës veriore të Evropës, analistët ushtarakë thonë se vendet baltike janë të ndjeshme ndaj përkushtimit eventual të Rusisë për avancim, me gjithë numrin e rëndësishëm të ushtarëve të NATO-s në terren.

Një studim aktual i institutit “Rand Corporation”, ka konkluduar se NATO-s do t’i duheshin 7 brigada, përfshirë tri me makina të blinduara dhe “me mbështetje adekuate nga forca ajrore”, me qëllim që të “parandalohet mbushja e shpejtë në vendet baltike”.

Prandaj, analistët thonë se ky është njëri nga shkaqet përse NATO-ja është e interesuar për Finlandën dhe Suedinë, që aktualisht nuk janë anëtare të aleancës, t’i ketë partnerë dhe aleatë..

“Pa ndihmën finlandeze dhe suedeze, NATO-ja do të ketë presion të madh në mbrojtjen e shteteve baltike kundër sulmit eventual të përkushtuar të Rusisë”, thotëEdward Lucas, autor i librit të ri “Lufta e Re e Ftohtë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat