Shkrumbohet lokali në plazh nga shpërthimi i bombolës së gazit (Video)

Kronikë e zezë

Shkrumbohet lokali në plazh nga shpërthimi i bombolës së gazit (Video)

Më: 2 korrik 2016 Në ora: 15:16
Ilustrim

Një lokal në plazhin e Darzezës në rrethin e Fierit u përfshi totalisht nga flakët pas shpërthimit të një bombole gazi.
Ngjarja ndodhi rreth orës 13:45 dhe lokali mësohet se është në pronësi të personit me inicialet S.Q.

Policia e Fierit tha për Express se fatmirësisht nga shpërthimi aksidental i bombolës së gazit nuk ka të lënduar në njerëz, përvec dëmeve material të shkaktuara.

Ndërkohë Shqiptarja.com sjell këtë video nga djegia e lokalit. Pritet të mësohet më shumë nga policia në lidhje se çfarë e shkaktoi shpërthimin e bombolës së gazit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat