FSK vazhdon edhe më tej bashkëpunimin me SHBA-të (Foto)

Lajme

FSK vazhdon edhe më tej bashkëpunimin me SHBA-të (Foto)

Më: 2 korrik 2016 Në ora: 12:07
Haki Demolli dhe Joni Ernst

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli ka pritur sot në takim senatoren e shtetit të Ajovës, Joni Ernst.

Në një njoftim për media, bëhet e ditur se Ernst në këtë takim ishte e shoqëruar nga ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, komandant i Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneralmajor Timothy Orr si dhe ushtarakë e zyrtarë të tjerë të lartë nga SHBA-të.

Në njoftim thuhet se në këtë takim, ministri Demolli ka informuar mysafirët me gjendjen e sigurisë në Kosovë, të cilën e ka vlerësuar si të kënaqshme nëse kihet parasysh zona gjeografike ku gjendet vendi.

Në takim, Demolli u shpreh falënderues për ndihmën e vazhdueshme që ka FSK-ja nga SHBA-të, si dhe njoftoi të pranishmit me sfidat dhe punën që po bëhet për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura.

Nga ana e saj, senatorja Joni Ernst, shprehu kënaqësinë për arritjet e deri tashme të FSK-së dhe shkallën e lartë të bashkëpunimit në mes të FSK-së dhe ushtrisë së SHBA-ve.

Ajo u shpreh e bindur se ky bashkëpunim do të thellohet edhe më tej.

Pas takimit me ministrin, senatorja Joni Ernst pati një takim me femrat në uniformë të FSK-së, ku ajo foli për të kaluarën e vet ushtarake dhe sfidat që has gjinia femërore në ushtri.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat