Sezoni i verës, ja gabimet që bëni me dieta

Dieta

Sezoni i verës, ja gabimet që bëni me dieta

Më: 2 korrik 2016 Në ora: 11:01
Ilustrim

Është verë dhe për shumë prej nesh kjo është periudha që “vrapojmë” që të bëjmë një dietë në shumë raste dhe ekstreme, që të kemi një turp më të bukur në plazh.

Këshilla e parë që vjen nga dietologët, është ajo që të ushqehemi mirë gjatë gjithë vitit duke racionuar porcionet tona, pa qenë nevoja që t’i nënshtrohemi dietave. Por nëse e keni ndarë mendjen, atëherë duhet medoemos që të keni parasysh 3 gabimet e mëdha, që bëhen zakonisht kur i drejtohemi një diete.

Përzierja e pluhurave dhe e tabletave

Shpesh gjatë dietave përdoren pluhura apo tableta, për të rritur marrjen e vlerave ushqyese dhe për të ulur kaloritë. Kjo është gabim. Sipas mjekëve, shumë prej këtyre produkteve janë marrë nga një produkt i tërë, si një frutë apo perime, që ndahen dhe procedohen për një element të vetëm.

Kur arritjet e dietës janë të paqarta

Shpeshherë në dieta ka disa përshkrime të paqarta që premtojnë gjëra, të cilat janë të pakuptueshme për njerëzit. Këshilla është që të hani produkte të cilave ia dini vlerën reale, si uji për të qenë të hidratuar, sasia e proteinave për të rritur masën muskulore e të tjera.

Bie ndesh me parimet e organizmit

Për të pastruar sistemin tuaj nuk është e nevojshme që të pini një përzieje me lëng limoni. Kjo sepse trupit tuaj kurrë nuk i nevojitet detoksi. Çdo dietë që ju premton që do t’ju shndërrojë në një njeri të ri, më shumë mundësi po ekzagjeron, thonë specialistët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat