Pite me domate, borzilok dhe proshutë

Ushqime

Pite me domate, borzilok dhe proshutë

Më: 1 korrik 2016 Në ora: 22:27
Pite me domate, borzilok dhe proshutë

Përbërësit:
Për brumin e piteve:
400 gr miell
250 gr kos
1 vezë
Kripë
Maja

Për mbushjen:
Proshutë Hako
Mocarel
Domate të pastruara nga lëkura
Borzilok
Kripë, piper

Përgatitja:
Zëmë brumin me të gjithë përbërësit. E puojmë mirë deri sa të përftojmë një masë të ngjeshur dhe e lëmë të pushojë për rreth një orë. E ndajmë brumin në toptha dhe i lëmë përsëri për 20 minuta. Hapim secilin prej tyre, i mbushim me përbërësit e mësipërm, i mbyllim mirë dhe i pjekim në furrë të lyer me pak vezë të rrahur përsipër, për 20 minuta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat