Hashani parashikon sfidën Uellsi-Belgjika

Futboll

Hashani parashikon sfidën Uellsi-Belgjika

Nga: Kemajl Goca Më: 1 korrik 2016 Në ora: 11:50
Erdin Hashani

Belgjika nuk do ta ketë lehtë në ballafaqim me Uellsin, ani se nga njohësit por edhe nga bastet e ndryshme hiqet favoritë. Pa dyshim se Uellsi së bashku me Islandën janë befasia më e madhe e edicionit të 15-të në Kampionatin Evropian. Kombëtarja e Uellsit ka llogaritë e saja dhe pretendon se mund ta kalojnë Belgjikën që ka një ekip me shumë yje. Sfida në mes Uellsit dhe Belgjikës do të luhet sonte në orën 21.00 në stadiumin “Stade Pierre Mauroy - Lille Métropole”. Belgjika ka futbollistë të spikatur, si Hazard, Lukaku, De Bruyne, Witsel, ndërsa Uellsi Garet Balen Aaron Ramsey, të cilët në çdo ndeshje kanë treguar cilësitë e jashtëzakonshme. Sipas basteve, për fitoren e Belgjikës koeficienti sillet 1.75, ose për barazim 3.50, kurse për fitoren e Uellsit 4.60. Futbollisti i Dritës nga Gjilani, Erdin Hashani, shprehet se Belgjika është favoritë në letër. “Është një ndeshje shumë me rëndësi për të dy skuadrat, edhe pse ne letër Belgjika është më favorite, por e cila në këtë kampionat nuk është se ka dominuar shumë. Nëse kanë fituar domethënë kanë vuajtur për fitore ose është dashtë shumë me mund me arrit atë. Por në ndeshjen e fundit mendoj se e kemi pa at Belgjikën e fortë që të gjithë e kemi menduar në fillim të kampionatit, sepse pas çdo loje ka pasur ngritje. Kështu që prapë mendoj që në fund do të del fitues Belgjika”, tha Hashani për gazetën kombëtare “Bota sot”. A mendoni se Bale mund të jetë i rrezikshëm për Belgjikën dhe ku është forca kryesore e belgëve? “Bale është gjithmonë i rrezikshëm dhe pika e referimit është tek skuadra e Uellsit, po ashtu edhe Ramsey janë dy lojtarët kryesor. Ndërsa sa i përket Belgjikës mendoj se nëse është në formë Hazard si ishte në ndeshjen e fundit, ai është pika më e fortë e skuadrës”, ka thënë Hashani.

Basti i Erdin Hashanit 
Uellsi-Belgjika 2

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat